Sun, Feb 22, 2026

VIDEO/ Uzuni realizon gol në MLS, lë gjurmë me Austin FC

VIDEO/ Uzuni realizon gol në MLS, lë gjurmë me Austin FC
  • PublishedFebruary 22, 2026

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në MLS, duke qenë protagonist me gol që në takimin e parë të Austin. Ashtu siç pritej, Uzuni ishte titullar në javën së parë të kampionatit, ku Austin luante ndaj Minesota Junajtid. Ai ishte protagonist në disa aksione sulmuese për skuadrën, ndërsa la shenjë në minutën e 76-të, kur ia doli të devijonte para portës topin duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij, një finalizoi që i dërgoi shifrat në 2-1.

Për fatin e keq të Uzunit, ky gol kishte vlerën e një pike, pasi Minesota barazoi në minutën e fundit. Megjithatë sulmuesi kuqezi e ka nisur në mënyrën më të mirë, duke lënë pas transferimin e dështuar në janar në elitën e futbollit turk dhe duket se tashmë është fokusuar plotësisht te Austin, për të treguar më të mirën e tij në prag të sfidave të marsit të Kombëtares.