Sërish protagonist, Rey Manaj shkëlqen në Turqi, gol dhe assist për fitoren e Sivasspor
Pas frikës që shkaktoi aksidenti me automjetin e tij një javë më parë, Rey Manaj rikthehet në fushë, teksa këtë të hënë ishte sërish protagonist absolut me paraqitjen e tij, në fitoren e thellë 4-1 të Sivasspor ndaj Sakaryaspor.
Bomberi kuqezi dhuroi asistin për golin e pare që në minutën e 6, me ish mesfushorin e Kukësit, Valon Ethemi që shënoi për vendasit. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për Sivasspor, ndërsa për të mbyllur përfundimisht llogaritë, do të ishte sërish Rey Manaj që në fundin e ndeshjes realizoi golin e 4 të sfidës, që i dhuroi 3 pikë shumë të çmuara ekipi të Sivasspor në garën për mbijetesë. Ky ishte goli i 3 për Rey Manaj, që pas rikthimit të tij në ligën e pare turke.
