A do hynte në “Big Brother VIP”? Flet Valbona Selimllari
Valbona Selimllari ishte sot e ftuar në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau emocionet dhe përshtypjet e saj pas mbrëmjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
E pranishme si pjesë e jurisë në spektaklin “Miss & Mister”, Selimllari u shpreh se atmosfera në shtëpi ishte mjaft pozitive dhe energjia e banorëve për t’u vlerësuar.
“Jemi kënaqur, o sa shumë jemi kënaqur. Ishin aq të mirë të gjithë,” – u shpreh ajo, duke theksuar se mbrëmja kishte kaluar në një frymë të bukur bashkëpunimi dhe harmonie.
Duke komentuar debatet që shpesh lindin në rrjete sociale, sidomos në Instagram, Valbona dha edhe një mesazh për publikun: të shijojnë momentet e bukura dhe marrëdhëniet që krijohen, pa u fokusuar vetëm tek polemikat.
“Në fund fare ju thashë: po shijojeni këtë gjë. Nëse del ndonjë debat në Instagram, shijojeni. Gëzojeni, sepse është një marrëdhënie e bukur që krijoni me njëri-tjetrin, pse jo,” – u shpreh ajo.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Jam shumë kurioze, kur sheh kaq shumë persona publikë, të cilët zgjedhin si sfidë këtë “Big Brother”, të tundon ndonjëherë apo nuk do e bëje dot?
Valbona: Jo, jo, jo. Obobo ça reagimi. Jo
Sidorela: Nuk do e bëje dot. Pse? Nuk i beson vetes tënde apo nuk do që të të shohin njerëzit?
Valbona: Nuk ka të bëjë. Unë, e para, jam natyrë që nuk mund të mbyllem në një vend për kaq gjatë, e kam të pamundur. E dyta, jam pak e vështirë, kam ato rregullat e mia, kam gjërat me të cilat nuk bëj kompromis.
Valbona: Nuk e kam problem të përballem me askënd dhe me asnjë natyrë. I rri përballë çdo vështirësie të natyrave të caktuara njerëzish, se jemi të ndryshëm në këtë jetë. Por nuk do mundesha.
