“Pedofil, ke grua jashtë”/ Gimbo i kërkon ndjesë, Miri: Nuk ta pranoj, Selinën e admiroja për…
Debate të ashpra janë zhvilluar mes Mirit dhe Gimbos gjatë ditëve të fundit në Big Brother për shkak të Selin.
Gimbo i është drejtuar Mirit me fjalën “pedofil” për të cilën kërkoi ndjesë gjatë këtij prime. Nga ana e tij, Miri tha se nuk ia pranon faljen.
Sa për shikimet që pretendon Gimbo, Miri tha se Selinën e ka admiruar për sjelljen e saj.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Ai vjen me një mënyrë të shëmtuar, më sulmon. Më vjen turp kur I shoh ato pamje, nuk e kuptoj ccfar problem ka me mua kur flet vetëm për Selin. Kush është ky? Pse më thotë mua pedofil?
Gimbo: Më vjen keq për fjalorin që kam përdorur. Ndoshta kam qenë i nxehur. Ndoshta është jo fjalë e duhur. Unë i kam thënë po të isha në vendin tënd me një grua dhe fëmijë jashtë, pranon të flejë në shtrat me një vajzë…
Miri: Jo jo, mashtrim nuk bën dot. Mos e mashtro këtë situatë se del ti shumë keq. Atë fjalë unë nuk e kam thënë.
Gimbo: Një njeri që thotë ajo vajzë ka qenë single… Më vjen shumë keq për fjalën që kam thënë, i kërkoj falje edhe Mirit.
Miri: Duhet të vinte prime të kërkoje falje? A e di çfarë komenti ke bërë, sa ke treguar për veten? Faljen nuk ta pranoj kurrë për këtë gjë se e ke thënë fjalën me qëllim që të dal nga vetja dhe të reagoj, pastaj dihet si shkon situate.
Ledion: Në rastin e Rogertit nuk e ke vënë ujin në zjarr, në rastin e Gimbo e ke bërë kaq të madhe
Miri: Kam qenë më gjaknxehtë, kam kuptuar që këtë lloj loje dhe vrulli që kanë marrë këta duke më poshtëruar, i kuptoj pse i bëjnë dhe do ruaj qetësinë.
Selin: Është shumë qesharake. Miri nuk ka faj se edhe kur u bë tema e incestit, unë e kam mbrojtur. Në këtë rast nuk pata mundësinë ta mbroja se nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie. I kemi thënë Gimbos që fjala ishte e gabuar.
Miri: Sa për shikimet, Selinën e admiroja për mënyrën sesi përgjigjej. Momenti i dushit, më ka thirrur dhe më ka thënë pjesën e xhelozisë.
