“A t’jep nana n’Kosovë?”/ Komenti epik i motrës së Gimbos për Selinën
Ndërsa brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” tensioni emocional rritet dita-ditës, Gimbo duket se nuk po e fsheh më aspak pëlqimin dhe afrimitetin e tij ndaj Selinës. Momentet mes tyre janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, më të ngrohta dhe më të komentuara, duke ngritur pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me një simpati kalimtare apo me fillimin e një romance të mirëfilltë.
Por ajo që askush nuk e priste ishte “drita jeshile” që erdhi nga jashtë shtëpisë. Teksa fansat e dyshes kanë nisur të ëndërrojnë dhe madje të “projektojnë” të ardhmen e tyre, një faqe mbështetëse në Instagram ka hedhur një pyetje plot humor dhe ngacmim, duke etiketuar Selinën:
“A t’jep nana n’Kosovë?”
![]()
Një pyetje që në dukje dukej thjesht si batutë mes fansash, por që mori një tjetër dimension kur në komente ndërhyri një person shumë i afërt me Gimbon. Ishte pikërisht motra e tij, Elona Blakaj, e cila vendosi t’i japë fund çdo dileme, dhe ta bëjë këtë në mënyrën më sportive të mundshme.
Pa hezitim dhe me plot entuziazëm, ajo komentoi: “E jep e jep”, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji zemrash. Një reagim që u prit me ovacione virtuale dhe që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
