Wed, Feb 25, 2026

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5!

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5!
  • PublishedFebruary 25, 2026

Modelja 23-vjeçare, Nikol Projko, zyrtarizoi pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP 5 gjatë një interviste në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio. E emocionuar dhe e përgatitur për sfidën e re, ajo ndau me dëgjuesit pritshmëritë dhe emocionet e para për eksperiencën në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Në bisedë me moderatorin, Nikol foli hapur për rrugëtimin e saj në botën e modelingut, duke treguar se kjo eksperiencë përtej kamerave është një hap i rëndësishëm për të. “Është një mundësi për të njohur publikun më nga afër dhe për të treguar më shumë se sa thjesht imazhi,” u shpreh ajo, duke nënvizuar dëshirën për të sfiduar vetveten dhe për të përjetuar çdo moment brenda shtëpisë.

23-vjeçarja do të nisë aventurën e saj këtë të shtunë, duke u futur mes banorëve të tjerë të sezonit më të ri të Big Brother VIP. Entuziazmi i saj është i dukshëm, ndërsa shpreh gatishmërinë për t’u përballur me çdo situatë dhe për të ndarë emocione të vërteta me publikun.

Për modelen e re, kjo është jo vetëm një eksperiencë personale, por edhe një mundësi për të rritur profilin e saj publik dhe për të forcuar karrierën në botën e showbiz-it shqiptar.