VIDEO/ Atalanta kompleton mrekullinë në Champions, përmbys Dortmundin, Gjimshiti me shokë festojnë kualifikimin
Atalanta kompletoi përmbysjen e madhe në Champions, duke eleminuar Dortmundin në Play Off. Ekipi i Kovac fitoi 2-0 në ndeshjen e parë të Play Off, ndërsa akti i dytë përfundoi 4-1 për italianët.
Bergamaskët shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Scamacca dhe Zappacosta. Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Palladinos realizuan sërish me Pasalic.
Verdhezinjtë u futën në lojë me Adeyemi, i cili “tundi rrjetën” menjëherë pasi u aktivizua. Emocione të mëdha në minutat e fundit, teksa Atalanta fitoi penallti dhe u kualifikua falë golit të Samardzic nga pika e bardhë. Feston në fund Atalanta, feston edhe Gjimshiti që luajti në minutat e fundit.
