Thu, Feb 26, 2026

“Të dua o idiot”/ Benita i shpreh dashurinë Klodit pas rikthimit në ‘Big Brother VIP Kosova 4’

“Të dua o idiot”/ Benita i shpreh dashurinë Klodit pas rikthimit në ‘Big Brother VIP Kosova 4’
  • PublishedFebruary 26, 2026

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 u trazua sërish nga një rikthim i papritur. Këtë herë ishte ish-banorja Big Brother VIP Kosova që vendosi të surprizojë konkurrentët me një hyrje të shkurtër, por mjaft domethënëse. Benita Zena u shfaq në ambientet e shtëpisë duke sjellë një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe nostalgji. Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje ishte përballja e saj me Klodian Daci.

Mes buzëqeshjesh dhe një afrimiteti të dukshëm, Benita iu drejtua atij me fjalët:

“Ti e din që t’du o idiot, t’du si njeri”.

Një deklaratë që u tha me humor dhe ngrohtësi, por që u perceptua si një shprehje e sinqertë e ndjenjave dhe respektit që ajo vazhdon të ketë për Klodin. Reagimi i tij dhe atmosfera në shtëpi e bënë momentin edhe më të ndjerë, ndërsa banorët e tjerë e ndoqën me kuriozitet.

Edhe pse qëndrimi i saj ishte i shkurtër, rikthimi i Benitës riktheu në qendër të vëmendjes marrëdhënien e saj me Klodianin një nga raportet më të përfolura të këtij edicioni, edhe pse banori e ka pranuar se ka nje lidhje jashte shtepise.

Duket se edhe larg shtëpisë, disa lidhje mbeten të forta… dhe publiku vazhdon t’i ndjekë me interes.