Fri, Feb 27, 2026

Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern

Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern
  • PublishedFebruary 27, 2026

Vëmendja më e madhe ishte e gjitha spostuar te shorti i Champions League, i cili u hodh të premten në mesditë Skuadrat që janë kualifikuar direkt janë Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, ​​​​Chelsea, Sporting dhe Manchester City. Ndërkaq, ekipet që erdhën nga Play off janë Atalanta,  PSG, Galatasaray, Real Madrid, Newcastle, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen dhe Bodo/Glimt.

Real Madrid do të sfidojë Manchester Cityn, në një përballje tepër të forte, që vitet e fundit po shndërrohet në një klasike të vërtetë të futbollit evropian. PSG do të vijojë misionin e mbrojtjes së titullit ku në fazën e 1/8 e pret Chelsea. Barcelona do të ketë një përballje më të lehtë në letër, teksa do të sfidojë anglezët e Newcastle.

Aaaaaaaaaaaaaaaaaa
Aaaaaaaaaaaaaaaaaa

Test shumë i vështirë për italianët e vetëm, që kanë mbetur në këtë faze me Atalantën e Berat Gjimshitit, që do të sfidojë kampionët bavarezë të Bayern Munich. Gallatasaray-Liverpool, pritet të jetë një përballje tjetër shumë e zjarrtë e kësaj faze, me një remake të ndeshjes së zhvilluar në fazën e ligës, kur turqit fituan 1-0.

Kryesuesit e Premier League Arsenal do të sfidojnë gjermanët e Bayer Leverkusen, ndërsa tjetër përballje e ekuilibruar pritet të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Tottenham. Bodo Glimt do të vijojë ëndrrën në këtë sezon të Champions, teksa do të sfidojë Sportingun e Lisbonës. Takimet e para të 1/8-ave do të zhvillohen më 10-11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit janë programuar për 17-18 mars.