City, Semenyo: Skuadra është përmirësuar, ndaj Leeds fitore e merituar
Autori i golit të Manchester Cityt në fitoren ndaj Leeds, Semenyo, u shpreh i lumtur në intervistën e dhënë pas ndeshjes.
“Po, padyshim që kam parë ndryshim në mentalitet.
Gjithçka nis në stërvitje çdo ditë – qoftë në ushtrimet e pasimeve apo në posedim. Është vëmendja ndaj detajeve. Të gjithë janë të fokusuar maksimalisht dhe kjo reflektohet më pas në ndeshje. Secili dëshiron vetëm fitoren.
Të gjithë janë shumë të përqendruar dhe ndryshimi në mentalitet është i jashtëzakonshëm. Kujdesi për detajet dhe të qenit në formë optimale bëjnë diferencën”- tha Semenyo.
