Sun, Mar 1, 2026

Rasti i racizmit ndaj Vinicius, Mourinho i prerë me Prestiannin: Me mua e ka mbyllur nëse është fajtor

Rasti i racizmit ndaj Vinicius, Mourinho i prerë me Prestiannin: Me mua e ka mbyllur nëse është fajtor
  • PublishedMarch 1, 2026

Lojtari i Benficas, Gianluca Prestianni akuzohet për racizëm ndaj Vinicius, rast ky i ndodhur në ndeshjen e parë të Champions ndaj Real Madrid. Për këtë episode ka reaguar edhe trajneri i Benficës, Jose Mourinho.

“Nëse futbollisti im nuk respektoi principet e Benficas që janë edhe të miat, karriera e tij me një trajner të quajtur Mourinho dhe me një klub si Benfica është e mbyllur.

‘Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë, por duhet të vendos shumë ‘nëse’ përpara-tha Mourinho-nëse duan të përsëris atë çfarë them do ta bëj. UEFA nuk e përfshehu ‘nëse’, gjë që duhet ta kishte bërë. Nëse futbollisti është vërtet fajtor, nuk do ta shoh kurrë siç e kam parë deri tani dhe mbyllet gjithçka për mua, por duhet të vendos shumë ‘nëse’ përpara”- tha Mourinho.