Mon, Mar 2, 2026

Klodi e pranon: Nuk kam dashur t’ia shpreh pëlqimin Elijonës, pasi do të dilja tradhtar

Klodi e pranon: Nuk kam dashur t’ia shpreh pëlqimin Elijonës, pasi do të dilja tradhtar
  • PublishedMarch 2, 2026

Ish-banori i Big Brother, Klodian Mihaj, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë emisionit “Post Big Brother”, ku ka pranuar për herë të parë se ka pasur një pëlqim për Elijona Binakajn. Deklarata e tij erdhi si surprizë për shumë ndjekës të formatit, pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother ai ishte treguar më i rezervuar dhe nuk kishte shprehur hapur ndonjë ndjenjë për banoren.

Klodiani shpjegoi se arsyeja pse kishte zgjedhur të mos fliste më herët për këtë pëlqim lidhej me faktin se jashtë shtëpisë kishte një lidhje dhe nuk donte të dukej si tradhtar.

“E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë”, u shpreh ai gjatë intervistës.

Nga ana tjetër, edhe Elijona reagoi ndaj deklaratës së tij, duke thënë se ishte e lehtësuar që më në fund ai e pranoi publikisht atë që kishte ndjerë.

“Normal që u shlirova që më në fund e tha. Unë shumë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten e vet, por nuk kam dashur t’ia nxjerr me zor”, tha ajo.

Elijona shtoi gjithashtu se edhe vetë kishte marrë një rrezik kur kishte vendosur të shprehte hapur pëlqimin për të gjatë kohës që ndodheshin në shtëpinë e famshme.

“Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim”, u shpreh ajo.