Zielinski shpalos objektivat: Japim gjithçka për të fituar titullin dhe kupën
Faza vendimtare e sezonit ka nisur dhe te Inter ambicia është e qartë: kampionati dhe Coppa Italia. Mesfushori polak Piotr Zieliński, një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Cristian Chivu, ka theksuar se zikaltërit janë gati për “dopietën”, pavarësisht zhgënjimit të vetëm sezonal, eliminimit nga UEFA Champions League.
Interi do të përballet fillimisht me Como 1907 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, përpara derbit shumë të pritur ndaj AC Milan. Zieliński ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet Como, duke vlerësuar organizimin dhe cilësinë e skuadrës, si dhe punën e trajnerit Cesc Fàbregas. Një vlerësim të veçantë mori edhe talenti Nico Paz, i cilësuar si lojtar me potencial dhe shifra mbresëlënëse.
Sa i përket derbit, mesfushori pranoi se përballjet e fundit me Milanin nuk kanë qenë pozitive, por theksoi se skuadra meritonte më shumë në sfidën e nëntorit. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve, duke nënvizuar reagimin e fortë të ekipit pas daljes nga Champions League.
Me objektiva të qarta dhe besim të plotë, Interi hyn në javët vendimtare të sezonit me synimin për ta mbyllur vitin me trofe.
