Wed, Mar 4, 2026

Dinamo përsërit veten, thyen Tiranën dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës, ia del edhe Egnatia

Dinamo përsërit veten, thyen Tiranën dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës, ia del edhe Egnatia
  • PublishedMarch 4, 2026

Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e tjera që kualifikohen për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas fitores 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë, dinamovitët përsërisin veten dhe mundin 2-0 sërish bardheblutë me golat e Nezirit dhe Guindo.

Pas suksesit 2-1 ndaj Teutës në takimin e parë, Egnatias i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Teutës për të prerë biletën për në fazën tjetër.

Gjysmëfinalistet e tjera janë Vllaznia dhe Elbasani, pasi eleminuan përkatësisht Bylisin dhe Partizanin.