Mbappe mban në ankth Real-in dhe Francën, dëmtimi i sulmuesi është serioz, Botërori në rrezik?
Situatë e ndërlikuar në kampin e Real Madrid, ku në qendër të vëmendjes është gjendja fizike e Kylian Mbappe. Zyrtarisht, klubi ka njoftuar për një ndrydhje në gjurin e majtë, me një kohë rikuperimi prej rreth tre javësh, duke synuar ta ketë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City FC më 17 mars.
Megjithatë, sipas raportimeve të Cadena SER, kampi i lojtarit e konsideron dëmtimin më serioz, me ligamenti e kryqëzuar të pasëm të gjurit që është “në limit”. Kjo ka krijuar një përplasje mes palëve, pasi Mbappé dëshiron të rikuperohet pa rrezikuar, me sytë nga Botërori i ardhshëm, ku do të jetë lideri i Francës.
Zhvillimet e ditëve në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse ylli francez do të përshpejtojë rikthimin apo do të zgjedhë një rikuperim më të kujdesshëm, ndërsa Reali shpreson të mos humbasë një nga armët e tij kryesore në momentin më delikat të sezonit.
