Sa shumë gola të pësuar/ Mbrojtja, pika më e dobët e Tiranës
Skuadra bardheblu nuk ka pasur ndonjëherë një linjë mbrojtjeje kaq të dobët sa ajo e këtij sezoni, duke vënë në rrezik jo vetëm objektivat afatshkurtra, por edhe reputacionin e klubit. Gjatë sezonit 2025/ 26, Tirana ka pësuar 40 gola në 26 ndeshje, ose një mesatare prej 1.54 golash për ndeshje.
Ky ritëm e vendos skuadrën pranë rekordit negativ të golave të pësuar në historinë moderne të klubit. Për krahasim, sezonet më të dobëta të fundit, si 2023/24 dhe 2024/25, shënuan respektivisht 49 dhe 44 gola të pësuar, por mesatarja aktuale tregon një alarm të qartë, nëse ritmi nuk ndryshon, Tirana mund të regjistrojë një nga sezonet më problematike të dekadës. Historikisht, mbrojtja ka qenë shtylla e suksesit të Tiranës.
