FOTO/ Forma fantastike “zbut” Sylvinho-n, takim “kokë me kokë” me Muçin
13 gola 3 asiste në 20 ndeshje. Këto janë shifrat e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonspor, shifra që tregojnë qartë formën fantastike që po kalon sulmuesi kuqezi. Shifrat dhe forma e tij janë reflektuar menjëherë edhe në “Transfermarkt”, në faqen e specializuar për vlerën e lojtarëve në treg.
Sipas “Transfermarkt”, tani kartoni i Ernest Muçit vlen 11 milionë euro. Me këtë rritje të ndjeshme për 2 milionë euro, tani sulmuesi ngjitet në podium si lojtari i tretë më i shtrenjtë në radhët e ekipit përfaqësues. Në vendin e parë qëndron Anis Mehmeti me 14 milionë euro, i ndjekur nga Asllani me 13 milionë euro. Kjo rritje e ndjeshme, vërteton edhe një herë se Trabzonspor ka bërë “bingo” me sulmuesin kuqezi duke e bërë fakt të kryer blerjen e kartonit të tij.

I kthyer në kryefjalë në Turqi, në lidhje me vlerën dhe formën e tij reagoi edhe një herë trajneri i Trabzonsport, Fatih Tekke: “Muçi ka edhe më shumë për të dhënë. Të gjitha të parametrat e tij janë në nivel elitar. Po flas për liga elitare, si Premier Ligë. Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet pak më i fortë. Ka karakterin për të luajtur në çdo ekip”, u shpreh trajneri i Trabzonspor.

Muçi është kryefjalë jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, kjo pasi të gjithë janë “sy e veshë” për të kuptuar se çfarë plani ka trajneri Sylvinho për sulmuesin kuqezi. Sipas “Panorama Sport”, trajneri i Kombëtares ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Muçin ku sigurisht temë diskutimi është forma e tij dhe roli që pritet të ketë për takimet e fazës “play-off” në mars.
