Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?
Motra e Gëzimit (Gimbos), Ajetja, ka folur në emisionin “Goca & Gra” për dasmën që Gimbo dhe Selin organizuan mbrëmë në Big Brother VIP.
Ajo tregoi se ata ishin një çift shumë i bukur dhe se e mbështesin plotësisht rrugëtimin e tyre dhe marrëdhënien që kanë. Ajetja shtoi se në sytë e Gimbos dhe Selin sheh një marrëdhënie që mund të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.
“Nusja na duket yll, nuk besoj se ka pasur një dasëm më të bukur se ajo që keni parë në BBV mbrëmë. Shumë të lumtur prindërit, është dasëm e BBV, traditë, nuk është se e morëm prej vërteti, atë do e bëjmë jashtë. Ata dukeshin shumë mirë, çift i bukur. Mbrëmë e ka dëshmuar që Selin mund të jetë një nuse e Kosovës, me traditat tona. Nusja duhet të jetë ashtu me veshje kombëtare dhe muzikën kombëtare. Nuk kemi komunikuar me prindërit e Selin, presim kur të dalin nga shtëpia, me rrugëtimin e tyre do të presim si do të shkojnë gjërat. Ende nuk kemi raport. Ne jemi ana e dhëndrit, duhet të hedhim edhe ndonjë hap. Rogerti na mërziti me gjestin që bëri, përgëzoj Gimbon dhe Selin për qetësinë, që e shijuan dasmën e tyre. Edhe ne jashtë po të njëjtë, menduam që është thjesht një lojë. Unë si motër e Gëzimit duke e njohur dhe parë, shoh lumturinë dhe gëzimin, edhe të Selin, mendoj që dasma do të zgjasë edhe jashtë. Tani besoj edhe se Selin ka të njëjtat ndenja, në fillim nuk kishim këtë mendim, por tashmë dallohet interesi i saj. Ne gjithmonë e mbështesim”, tha ajo.
