Fri, Mar 6, 2026

Pas “dasmës” në BBVA, çfarë i dedikoi Gimbo Selinit në letër?

Pas “dasmës” në BBVA, çfarë i dedikoi Gimbo Selinit në letër?
  • PublishedMarch 6, 2026

Pas “dasmës” së improvizuar që u zhvillua mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, raporti mes Gimbos dhe Selinit duket se po merr gjithnjë e më shumë një drejtim emocional. Dy banorët, të cilët tashmë kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin, vijuan momentet romantike edhe gjatë mëngjesit të sotëm.

Atmosfera e krijuar pas ceremonisë simbolike nuk mbeti vetëm brenda mbrëmjes festive. Në orët e para të ditës, Gimbo zgjodhi të bëjë një gjest të veçantë për Selinën, duke i lënë një letër të shkruar me dorë, e cila u vu re nga kamerat e shtëpisë.

Në mesazhin e tij, ai i drejtohet Selinit me një term përkëdhelës në anglisht, duke e quajtur “wify”, një mënyrë e përdorur për t’iu referuar bashkëshortes. Në letër, Gimbo shkruan: “Morning wify. Sot po ndihem tepër mirë. Shpresoj që dhe ti po ndihesh mirë. Je ndjenja ma e mirë e jemja.”

Ky dedikim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve të formatit, pasi vjen në një moment kur dyshja kanë pranuar publikisht se mes tyre ka lindur një pëlqim i ndërsjellë. Gjatë ditëve të fundit, afrimiteti mes tyre ka qenë gjithnjë e më i dukshëm, me biseda të shpeshta, momente romantike dhe gjeste të vogla që kanë treguar afërsinë e tyre.

Megjithëse gjithçka po zhvillohet brenda lojës së reality show-t, dinamika mes Gimbos dhe Selinit po shihet me shumë interes nga publiku, i cili po ndjek nga afër çdo zhvillim të raportit të tyre brenda shtëpisë.