Sat, Mar 7, 2026

“Jam i lumtur te Milan”, Allegri “driblon” Real Madrid: Fokusi vetëm tek Inter, të sigurojmë Champions

“Jam i lumtur te Milan”, Allegri “driblon” Real Madrid: Fokusi vetëm tek Inter, të sigurojmë Champions
  • PublishedMarch 7, 2026

Në vigjilje të derbit të Madonnina-s, Max Allegri, trajneri i Milan, foli për herë të parë në lidhje me zërat e shumtë që e shohin në stolin e Real Madrid sezonin e ri.

Tekniku italian i hodhi poshtë këto zëra duke i premtuar besnikëri “djallit”, ndërsa ritheksoi edhe një herë se objektivi i Milan është vetëm të sigurojë një vend në Champions League:

“Kam një kontratë me Milan deri në fund të 2027. E ardhmja është nesër, të dielën. Jam mirë te Milan, jam shumë i lumtur këtu. Kemi nisur një rrugëtim të ri në qershor dhe klubi po bën një punë shumë të mirë. Deri më tani nuk kemi arritur asgjë. Të gjithë duhet të jenë të qartë, objektivi ynë është të sigurojmë një vend në Champions League”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp përpara sfidës kundër Inter.