Sat, Mar 7, 2026

Plas në Prime! Edisa-Mateos: Në 17 programe s’e gjete dashurinë!

Plas në Prime! Edisa-Mateos: Në 17 programe s’e gjete dashurinë!
  • PublishedMarch 7, 2026

Prime i sotëm ka nisur me plot debate të ashpra brenda shtëpisë më të komentuar në vend, “Big Brother VIP Albania 5”. Protagoniste ishin dy prej banoreve më të komentuara të momentit, Brikena dhe Edisa, ku me hyrjen e kësaj të fundit marrëdhënia mes të dyjave nuk ka qenë aspak e qetë.

Por pjesë e këtij debati është bërë dhe Mateo, ku pas klipit të shfaqur në living, ku Edisa thoshte se tani do të merret më shumë me Mateon, ai nuk mbeti pa u përfshirë.

Edisa tha se Brikena shtiret dhe “sillet si ëndrra e çdo vjehrre”. Nga ana tjetër, Brikena tha se e ka provokuar Edisën në kuadër të lojës, ndërsa ndërhyri dhe Mateo.

Ndër të tjera ai u shpreh: Edisa ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës.

Pas përplasjes me Mateon, replika e Edisës ishte; Ti shiko kur të mbaroj “BBV” ishalla hapet ndonjë format tjetër që ti të gjesh dashurinë, se në 17 formate nuk e gjete që nuk e gjete mor Mateo!- ku la të nënkuptohej se Mateo “mbahet” në këtë program vetëm për “historinë e dashurisë” që ka me Brikenën.

Se si do të jetë marrëdhënia mes banorëve dhe a do të dalin fjalët e konkurrentes më të re të formatit; Edisës, mbetet veç të presim…