Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin
Patrik Mysloviç është në listën paraprake të Sllovakisë për ndeshjet e marsit. 24-vjeçari që u transferua në merkaton e dimrit te Tirana, asnjëherë më parë nuk ka provuar të jetë në stol me sllovakët.
Për të do të ishte një moment i veçantë, në rast se vjen ftesa zyrtare. Para se të transferohej te bardheblutë, ishte pjesë e Levski Sofia në Bullgari.
Sllovakia ndërkohë është para ndeshjes së “play off” të Botërorit, që do të luhet ndaj Kosovës. Ky takim është rezervuar për datën 26 mars.
Mesfushori është titullar i padiskutueshëm te Tirana. Bardheblutë ndërkohë mbajnë vendin e fundit në renditje dhe synojnë mbijetesën.
