VIDEO/ Seferi realizon gol dhe dhuron asist, por nuk mjaftojnë për Bodrumsporin
Taulant Seferi ka shënuar gol me Bodrumspor, në humbjen 3-4 ndaj Erokspor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë Turke.
Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë nga penalltia në fundin e sfidës, me golin që gjithsesi shërbeu vetëm për statistikë, pasi skuadra e tij doli pa pikë nga ky takim.
Përveç golit, Seferi dhuroi edhe një asist te goli i dytë i Bodrumspor, i realizuar nga Hotic.
Taulant Seferi shkon në kuotën e 14 golave, ndërsa deri më tani numëron 6 asiste.
