Tifozët presin Brojën, kur rikthehet sulmuesi kuqezi?
Armando Broja pritet të rikthehet me skuadrën e Burnley, pikërisht më 16 mars. Kjo është data që raportohet së fundmi, ndërsa tregohet se Broja do të humbasë edhe takimin me Bourenmouth për javën 30 të Premier League.
Hera e fundit në fushë ishte më 7 shkurt. Broja vendosi kështu në dyshim, praninë e tij për duelin me Poloninë në transfertë. Bëhej fjalë gjatë kësaj kohe për një dëmtim të vogël, që është shkaktuar nga një goditje ose përplasje.
Fakt është se informacioni nga Burnley ka qenë i cunguar. Fillimisht u fol sikur bëhej fjalë për një zgjedhje të trajnerit Parker për ta lënë jashtë, tashmë rezulton se e gjitha erdhi nga një dëmtim. Gjasat janë që të shikohet ndaj ish-klubit të tij, Fulham, më 21 mars.
Trajneri Silvinjo ndërkohë po punon me listën e Kombëtares. Broja është një nga emrat, që konsiderohet pjesë e saj.
