Wed, Mar 11, 2026

Inter nuk e pret më Çalhanoglu-n, klubi zikaltër shikon për alternativa, Kone në krye të listës

Inter nuk e pret më Çalhanoglu-n, klubi zikaltër shikon për alternativa, Kone në krye të listës
  • PublishedMarch 11, 2026

Te Interi, e ardhmja e Hakan Calhanoglu mbetet e pasigurt. Dëmtimet e shpeshta të mesfushorit turk kanë bërë që drejtuesit zikaltër të vendosin përkohësisht në pritje bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.

Klubi milanez po vlerëson me kujdes situatën, duke marrë parasysh edhe moshën e lojtarit dhe problemet fizike të përsëritura gjatë këtij sezoni. Për momentin, vendimi për një kontratë të re mbetet i hapur.

Ndërkohë, Interi ka nisur të shohë edhe alternativat në merkato për mesfushën. Objektivi kryesor mbetet Manu Koné, një profil më fizik dhe dinamik, i cili pëlqehet prej kohësh nga drejtuesit e klubit.

Në listën e emrave që ndiqen është edhe Mandela Keita, një lojtar që trajneri Cristian Chivu e njeh mirë nga eksperienca e mëparshme. Ndërkohë, zikaltërit kanë vendosur të aktivizojnë edhe klauzolën për rikthimin e Stankovic Jr. nga Club Brugge, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet sërish në rast të një oferte të rëndësishme.

Interi kështu nis të projektojë të ardhmen e mesfushës, ndërsa vendimi përfundimtar për Calhanoglu pritet në muajt e ardhshëm.