“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant
“Presidenti Trump më ka siguruar se përfaqësuesja e Iranin është e mirëpritur në Botëror”. Me anë të këtij status në rrjetet e tij sociale, Gianni Infantino zbuloi vendimin e fundit të presidentit të SHBA-së, por mbetet edhe përgjigjja nga ana e Iranin, pasi së fundmi presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit theksoi se vendimi për të marrë pjesë ose jo në Botëror shkon përtej futbollit, është një vendim politik.
Ky postim i Infantino-s vjen pasi presidenti i FIFA-s u takua për Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ndër të tjera, në reagimin e tij, Infantino zbuloi se me Trump diskutoi gjatë mbi situatën që po ndodh në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. 93 përpara startit të Botërorit, në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm kanë shpërthyer trazira pafund duke ndezur alarmin edhe në shtëpinë e FIFA-s, por Infantino ka një tjetër variant, në sytë e tij ky Botëror është i domosdoshëm:
“Të gjithë kemi nevojë për një turne të tillë, sot më shumë se kurrë ky Botëror është i domosdoshëm për të bashkuar personat”, shkruan Infantino.
Sigurisht, edhe këtë herë, kreu i FIFA-s nuk i kurseu elozhet për Donald Trump duke vlerësuar figurën e tij dhe rolin e tij në botë. Sot më shumë se kurrë, vijon të bëjë zhurmë çmimi që Infantino i akordoi në dhjetë presidentit Trump, çmimin FIFA për Paqen.
