Jul Deda vlerëson Meritoni Mjekiqin si lojtarin më të fortë kosovar në historinë e BBVIP
Kanë kaluar dy vite që nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 3, por diskursi mbi ish-banorët dhe lojën e tyre nuk ka humbur asnjëherë interes për publikun. Së fundmi, aktori i njohur Jul Deda ka dhënë një vlerësim të hapur dhe shumë të sinqertë për një nga protagonistët kryesorë të atij edicioni, Meriton Mjekiqin, duke rikthyer në qendër të vëmendjes performancën e tij brenda shtëpisë.
I ftuar në një podcast bashkë me Bruno Shemshon, Jul Deda foli pa doreza për dinamikat e shtëpisë, duke e cilësuar Meritonin si “lojtarin më të fortë kosovar në historinë e këtij formati”. Një pohim i tillë nga një konkurrent që dikur ishte pjesë e lojës dhe rivalitetit, tregon qartë respektin e objektivitetin që ka ruajtur ndaj performancës së tij.
Megjithatë, vlerësimi i lartë i Julit nuk është i lidhur vetëm me aftësitë e lojës, por edhe me aspektin personal të rrugëtimit të Meritonit. Sipas tij, romanca e brendshme me Ilnisa Agollin ishte elementi që “penalizoi” lojën e fortë të kosovarit brenda shtëpisë. Jul Deda shprehu me sinqeritet: “Meritoni është më i miri. Pa diskutim. Pa Ilnisën. Me Ilnisën qe gropë. Për mua ka qenë shumë i fortë.”
Ky koment, i dhënë nga një rival i dikurshëm, tregon se koha ka lënë pas mosmarrëveshjet dhe aleancat e përkohshme, duke ruajtur vetëm respektin për atë çfarë Meritoni arriti si lojtar i vetëm. Për fansat dhe ndjekësit e formatit, deklarata e Julit është një rikujtim i fuqisë së lojës individuale dhe ndikimit që secili banor ka lënë në historinë e Big Brother VIP Albania.
