Fri, Mar 13, 2026

Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe

Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe
  • PublishedMarch 13, 2026

Kosova sfidon Sllovakinë më 26 mars në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off-it të Botërorit. Për këtë takim ka folur së fundmi mesfushori i dardanëve, Florent Muslija.

“Ne jemi një vend i vogël, por kemi shumë zemër, pasion dhe cilësi në futboll. Kemi treguar se mund të përballemi me ekipet e mëdha. Duam të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë”, ka pohuar ai.