Sat, Mar 14, 2026

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardan

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardan
  • PublishedMarch 14, 2026

Kosova zhvilloi një fazë eleminatore pozitive të Botërorit, teksa në ndeshjet kualifikuese mbështetja ishte e madhe edhe nga tifozët. Kundërshtari i radhës për Dardanët do të jetë Sllovakia, me sfidën e Play Off të Botërorit që do luhet në 26 mars në Bratislavë. Mediumi sllovak “Sportovy.cas” i ka kushtuar një artikull special tifozëve të Kosovës.

Artikulli:

Kombëtarja e Sllovakisë po përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Më 26 mars, skuadra e trajnerit Francesco Calzona do të përballet me kombëtaren e Kosovës në Bratisllavë në gjysmëfinalen e “play-offit” për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Tehelné pole’ dhe pritet një atmosferë shumë e zjarrtë. Arsyeja është e qartë: tifozët e Kosovës kanë shitur të gjitha biletat në sektorin e tyre.

Sipas sistemit të biletave, sektori i mysafirëve u mbush shumë shpejt dhe pritet që tifozë kosovarë të vijnë në numër të madh për ta mbështetur ekipin e tyre. Ndeshje të tilla njihen për atmosferën e zhurmshme dhe të tensionuar, pasi tifozët kosovarë konsiderohen ndër më pasionantët në Evropë dhe shpesh krijojnë atmosferë shumë të fortë edhe në stadiumet e kundërshtarëve.

Sipas zëdhënësit të Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Čurný, Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë kuotën prej 1000 biletash për sektorin mysafir, sipas rregullave të UEFA-s.

Pas publikimit të lajmit për sektorin e mbushur të mysafirëve, disa tifozë sllovakë shprehën shqetësim, duke kujtuar një rast nga viti 2013. Atëherë, në një ndeshje kualifikuese për Botërorin e 2014-ës kundër kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës në Žilina, rreth 80% e tifozëve në stadium mbështetnin mysafirët. Ndeshja përfundoi 1-2, edhe pse sllovakët kishin kaluar në epërsi me golin e Marek Hamšík.

Megjithatë, sipas federatës sllovake, një skenar i tillë nuk pritet këtë herë. Ndeshja është e shitur plotësisht dhe tifozët sllovakë duhet të kenë shumicën në stadium, edhe pse qindra bileta janë blerë nga persona me origjinë ballkanike që jetojnë në vende të BE-së, përfshirë edhe në Sllovaki.

Nëse Sllovakia fiton kundër Kosovës, do të ketë edhe një hap drejt Kupës së Botës. Në finalen e “play-offit” më 31 mars 2026 do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë.

Bratisllava pritet të përjetojë një natë shumë të zjarrtë futbolli, ku mbështetja e tifozëve mund të jetë vendimtare për vazhdimin e ëndrrës drejt Botërorit 2026