Sat, Mar 14, 2026

Reali argëtohet ndaj Elches, gola pa limit në La Liga

Reali argëtohet ndaj Elches, gola pa limit në La Liga
  • PublishedMarch 14, 2026

Pas suksesit në Champions, Real Madrid vijon të bëjë mirë edhe në kampionat, teksa mundi 4-1 Elchen.

Rudiger dhe i zakonshmi Valverde vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Huijsen thelloi shifrat.

Një autogol i Moran çoi shifrat në 3-1. Në fund pati kohë edhe për një gol të Guler.

Ekipi i Arbeloas renditet në vendin e dytë me 66 pikë, 1 më pak se Barcelona kryesuese e La Liga.