Sat, Mar 14, 2026

Transferta ndaj Interit, Gjimshiti rikthehet titullar te Atalanta

Transferta ndaj Interit, Gjimshiti rikthehet titullar te Atalanta
  • PublishedMarch 14, 2026

Atalanta do përballet me Interin në Milano, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pas 3 sfidash, mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti është rikthyer titullar për skuadrën bergamaske.

Tekniku i Atalantës, Palladino ka vendosur që të luajë me Gjimshitin nga minuta e parë, në këtë transfertë delikate. 33-vjeçari sa vjen e bëhet pjesë e historisë së klubit, për shkak të numrit të paraqitjeve. Ai luan te kjo skuadër që në vitin 2018, periudhë në të cilën vinte nga Benevento.