Sun, Mar 15, 2026

Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi i parë nga pronari i Onima

Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi i parë nga pronari i Onima
  • PublishedMarch 15, 2026

Pas arrestimit të Gjestit dhe lajmeve për akuzat se ai ka kanosur kompaninë muzikore Onima, vëmendja e publikut është përqendruar edhe te pala tjetër e përfshirë në këtë përplasje. Shumëkush priste një reagim nga drejtuesit e kompanisë, ndërsa tensioni rreth çështjes vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Pas disa orësh heshtjeje, reagimi i parë publik ka ardhur nga pronari i “Onima”, Erkand Shabani. Ai nuk ka zgjedhur një deklaratë të gjatë apo një sqarim zyrtar për mediat, por një mesazh të shkurtër që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Në profilin e tij në Instagram Story, Shabani ka publikuar një shprehje latine mbi një sfond të zi, e cila duket se mbart një mesazh të fortë simbolik.

“Shqiponja nuk kap miza”, shkruhet në postim një shprehje që shpesh përdoret për të nënkuptuar se dikush nuk merret me gjëra të vogla apo me njerëz që nuk i konsideron të rëndësishëm.

Edhe pse nuk përmendet drejtpërdrejt asnjë emër, postimi është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj situatës së krijuar pas arrestimit të këngëtarit. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të tjera zyrtare nga palët e përfshira në këtë konflikt.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ndaj artistit masën e paraburgimit prej një muaji.