Mon, Mar 16, 2026

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën

Fiorentina fiton ndaj Cremoneses, pikë të rëndësishme për mbijetesën
  • PublishedMarch 16, 2026

Fiorentina ka triumfuar 1-4 ndaj Cremoneses në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Ekipi violë shënoi dy herë në pjesën e parë, me anë të Parisit dhe Piccolit. Në pjesën e dytë, Dodo thelloi shifrat.

Vendasit rihapën ndeshjen me golin e Okereke, por pak më vonë, Gudmundsson mbylli një herë e mirë llogaritë.

Me këtë fitore, Fiorentina është në vendin e 16-të me 28 pikë dhe synon që sa më shpejt të jetë e mundur të largohet nga pozitat e fundit.Cremonese është në vendin e 18-të.