Tue, Mar 17, 2026

“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve

“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve
  • PublishedMarch 17, 2026

Tensionet dhe emocionet po rriten gjithnjë e më shumë në shtëpinë e Big Brother VIP 5, teksa gara po shkon drejt fazave më të nxehta. Dy banorët e nominuar të kësaj jave, Gimbo dhe Brikena, u vendosën përballë një “konference” nga banorët e tjerë, ku nuk munguan pyetjet direkte dhe momentet e sinqerta.

Gjatë kësaj bisede, Brikena u vu përballë një pyetjeje që ka ngjallur shumë kuriozitet edhe jashtë shtëpisë: çfarë do të ndodhë me Mateon nëse ajo largohet nga gara?

Pa hezitim, Brikena dha një përgjigje të fortë, duke theksuar se marrëdhënia e saj me Mateon nuk është e lidhur me strategjinë e lojës. Ajo nënvizoi se ai është një lojtar i fortë dhe i pavarur, që di të mbajë qëndrimet e tij edhe pa mbështetjen e saj.

“Unë e kam thënë gjithmonë që raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën këtu brenda. Mendoj që Mateo, si me mua, si pa mua, e ka lojën e vet shumë të fortë. Është person që i thotë gjërat në fytyrë, ka argumente dhe është shumë i sinqertë,” u shpreh ajo.

Por deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo ku Brikena tregoi besimin e plotë te forca e Mateos në lojë. Sipas saj, ai ka potencialin të eliminojë një nga një banorët e tjerë, duke e çuar lojën deri në fund.

“Kështu që unë besoj se, pa marrë parasysh nëse jam apo nuk jam këtu brenda, Mateo mundet me i nxjerrë jashtë një nga një të gjithëve. Ama mendoj se kemi me i nxjerrë bashkë një nga një,” shtoi ajo.

Deklarata e Brikenës ka ndezur diskutime të forta mes banorëve dhe fansave, duke ngritur pikëpyetje mbi balancat e lojës dhe aleancat që mund të ndikojnë në vijim. A do të jetë Mateo një nga finalistët më të fortë të këtij edicioni? Dhe çfarë do të ndodhë me Brikenën pas këtij nominimi?