Tue, Mar 17, 2026

Mungon vetëm zyrtarizimi, Laporta do të konfirmojë Flick në stol, Harry Kane alternativa e Lewa-s?

Mungon vetëm zyrtarizimi, Laporta do të konfirmojë Flick në stol, Harry Kane alternativa e Lewa-s?
  • PublishedMarch 17, 2026

Zhvillime të rëndësishme vijnë nga Barcelona, ku klubi katalanas po punon në dy fronte: stolin dhe sulmin.

Presidenti i sapo konfirmuar Joan Laporta ka konfirmuar se rinovimi i kontratës së trajnerit Hansi Flick është shumë pranë finalizimit, me njoftimin zyrtar që pritet në javët e ardhshme. Objektivi është një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë stabilitet projektit sportiv. Laporta ka vlerësuar punën e teknikut gjerman, duke theksuar disiplinën, qartësinë në ide dhe rikthimin e identitetit të skuadrës.

Në të njëjtën kohë, mbetet e hapur çështja e së ardhmes së Robert Lewandowski. Klubi dëshiron ta mbajë sulmuesin polak, por vendimi final do të varet nga vetë lojtari dhe gatishmëria e tij për të pranuar një rol rotacioni me Ferran Torres.

Ndërkohë, drejtuesit blaugrana po shqyrtojnë edhe alternativa të mëdha në merkato. Emri i Harry Kane është përmendur si zëvendësues i mundshëm në rast largimi të Lewandowskit. Situata ndiqet me interes edhe nga Milan dhe Juventus, të gatshme për të përfituar nga çdo zhvillim.

Java dhe muajt në vijim pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e Barcelonës dhe të një prej sulmuesve më të mëdhenj në futbollin europian.