Tue, Mar 17, 2026

Përballen me Italinë, trajneri i Irlandës së Veriut: Le të shkruajmë historinë, i kemi mundësitë

Përballen me Italinë, trajneri i Irlandës së Veriut: Le të shkruajmë historinë, i kemi mundësitë
  • PublishedMarch 17, 2026

Irlanda e Veriut do përballet me Italinë me 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play off të Botërorit. Trajneri i irlandezo-veriorëve, Michael O’Neill iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konfererencë për shtyp pas publikimit të listës.

“Nëse e arrijmë këtë objektiv, do të ishte një arritje e krahasueshme me çdo sukses historik të një skuadre të Irlandës së Veriut. T’i kalosh me sukses dy udhëtime do të jetë një sfidë shumë e madhe, por e kemi mundësinë t’i shkruajmë emrat tanë në historinë e futbollit tonë. Dhe e kemi ndërmend të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë.

Epo, është Italia, apo jo? Do të jetë një ndeshje shumë, shumë e vështirë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Do të duhet ta bëjmë një hap përpara. Në skuadrën tonë kemi 13 lojtarë nga Championship, katër nga Premierliga dhe pjesa tjetër nga League One apo kampionate të tjera”.