VIDEO/ Mrekullia e Sporting në Champions, përmbys humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt dhe kualifikohet
Sporting ka kompletuar përmbysjen e madhe në Champions League ndaj Bodo/Glimt. Portugezët, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, kthyen gjithçka në favorin e tyre në aktin e kthimit, teksa fituan po 3-0 dhe siguruan biletën për në fazën tjetër në kohën shtesë.
Ekipi i Borges realizoi në pjesën e parë me anë të Inacios, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Goncalves dhe Suarez me penallti.
Në shtesë, golat e Araujo dhe Nel i dhuruan kualifikimin Sporting (fitore 5-0), me këta të fundit që në fazën tjetër do përballen me fituesin e Arsenal-Leverkusen.
