Wed, Mar 18, 2026

Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur

Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur
  • PublishedMarch 18, 2026

Polonia do të përballet me Shqipërinë me 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Për këtë takim foli së fundmi legjenda polake, Zbigniew Boniek.

“Mendoj se Urban ka të drejtë kur tentoi që të largojë presionin nga Pietuszeëski. Ai është një talent dhe grumbullimi në këto ndeshje delikate nuk e di nëse do të ishte diçka pozitive për atë. Trajneri bëri mirë që largon presionin prej tij pasi ekipi duhet të jetë sa më i qetë.

Të gjithë e dimë se për çfarë luhet në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një humbje përballë Shqipërisë do të shkaktonte një tërmet në futbollin tonë. Trajneri do të ishte në telashe të mëdha, ndërsa për Robert Lewandowski-n do të ishte ndeshje e fundit me kombëtaren. Sa i përket rivalëve mendoj se janë në një moment shumë të mirë. Kanë një ekip me eksperiencë dhe shumë inteligjent. Edhe pse mendoj se në këtë ndeshje Polonia është favorite nuk mund të them se kjo ndeshje do të jetë një formalitet për ne”- tha ai.