TENIS/ Carlos Alcaraz mban premtimin, realizon tatuazh një… kangur
Karlos Alkaraz gjithmonë i mban premtimet, dhe i fundit ishte të përjetësonte një kangur, simbol i Australisë, pasi fitoi “Grand Slam”- in në Melburn më 1 shkurt. Premtim i mbajtur. Numri një i botës tashmë ka tatuazhin e ri në pjesën e poshtme të këmbës së majtë, i cili mezi duket kur mban çorape.
“Më pëlqejnë diskretë”, u shpreh Alkaraz. Kanguri i bashkohet tatuazheve të tjera në trupin e tij: datës së fitores së tij të parë në US Open, Statujës së Lirisë dhe Urës së Bruklinit për titullin e dytë në Nju Jork, Kullës Eiffel për Roland Garros, si dhe luleshtrydheve të Uimbëlldonit, së bashku me datën e triumfit. Pa harruar moton e gjyshit të tij (kokë, zemër dhe guxim), të cilën e ka përjetësuar me tre shkronjat “C”. Karlitos gjithmonë i është besuar duarve të bashkëqytetarit të tij, Ganga, tatuazhist i njohur nga Murcia, tek i cili janë tatuuar edhe emra si LeBron James, Drake, Post Malone apo Nicky Jam.
KUPA DAVIS, OBJEKTIVI I RADHËS Një nga titujt që i mungon ende në palmaresin e Alkarazit është Kupa Davis me përfaqësuesen e Spanjës. Përjetësimi i “Ensaladera de Plata” mund të jetë premtimi i tij i ardhshëm. “Do ta bëja tatuazh Kupën Davis para Masters-it”, deklaroi sezonin e kaluar shtatë herë kampioni i “Grand Slam”-eve.
