Thu, Mar 19, 2026

Publikohen pamjet e grindjes së Taylor Frankie Paul dhe Dakota Mortensen, ABC ndalon “The Bachelorette”

Publikohen pamjet e grindjes së Taylor Frankie Paul dhe Dakota Mortensen, ABC ndalon “The Bachelorette”
  • PublishedMarch 19, 2026

Sezoni i ri i programit të njohur televiziv The Bachelorette, që do të debutonte këtë të diel, më 22 mars, është anuluar papritmas. Ky vendim vjen pas një hetimi të hapur për dhunë në familje që përfshin yllin e sezonit, Taylor Frankie Paul, dhe ish-partnerin e saj, Dakota Mortensen, me akuza nga të dyja palët.

ABC ka konfirmuar lajmin për Just Jared, duke deklaruar: “Duke pasur parasysh videot e reja që sapo janë publikuar sot, kemi vendosur të mos e vazhdojmë sezonin e ri të The Bachelorette për momentin. Prioriteti ynë është të mbështesim familjen.”


https://www.tmz.com/2026/03/19/video-of-taylor-frankie-paul-beating-dakota-mortensen/

Taylor, 31 vjeç, influencer dhe pjesë e reality show-t The Secret Lives of Mormon Wives, u pa në një video të siguruar nga TMZ duke pasur një grindje me ish-të dashurin e saj, Dakota Mortensen. Në pamje, ata debatojnë ndërsa Dakota regjistron situatën me telefonin e tij. Në një moment, Taylor hedh një karrige drejt tij.

Dakota e quan situatën “abuzim fizik” në video dhe thotë gjithashtu: “Bijën tënde e ke aty përpara,” duke iu referuar Indyt, vajzës së tyre, ndërsa Taylor vazhdon të hedhi karrige dhe fëmija fillon të qajë. Në një moment tjetër, Dakota shprehet: “Bijën tënde sapo e goditi një karrige metalike në kokë.”

Ai ka folur së fundmi publikisht për hetimin që po vazhdon. Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe ka bërë që prodhuesit të marrin vendimin për të ndalur transmetimin e sezonit të ri, ndërsa hetimet ligjore janë ende në zhvillim.