Fri, Mar 20, 2026

Kosova synon Botërorin, lista e të ftuarve për Play Off

Kosova synon Botërorin, lista e të ftuarve për Play Off
  • PublishedMarch 20, 2026

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Dardanët do të përballen me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Në rast fitoreje, Kosova do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtari do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Për këto sfida vendimtare, përzgjedhësi Foda është përballur me disa mungesa të rëndësishme, pasi për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.

Screenshot
Screenshot

Ndërkohë, në kombëtare janë rikthyer sërish Florent Hadergjonaj dhe Vesel Demaku.

Përzgjedhësi Foda më shumë detaje lidhur me listën dhe përgatitjet për duelin me Sllovakinë dl të japë në konferencën për media, e cila do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, në hotelin Emerald, ditë në të cilën fillon grumbullimi zyrtar i Dardanëve.