Fri, Mar 20, 2026

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të
  • PublishedMarch 20, 2026

Ndër të ftuarit e kësaj të premteje në “Goca dhe Gra” ishte Dj Gimbo, i cili u eliminua nga gara e e Big Brother, por “fitorja” e tij ishte lidhja me Selin, te cilen e ka treguar shume shpesh edhe brenda reality show, por edhe tani qe eshte jashte lojes.  Ai tregoi mbremjen e sotme ne program se Selinën e ka pëlqyer para se të futej në big Brother, ndërsa tha se tashmë ndihet si “peshku pa ujë”.

“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe floktë e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo.

Selin i ka kërkuar Gimbos së fundmi që ai të postojë një foto në Instagram me unazë, dhe Gimbo ia plotësoi dëshirën “live” në “Goca dhe Gra”. Gimbo ndër të tjera tregoi se është takuar me familjen e Selinës.