Fri, Mar 20, 2026

“Qëndronim 18 orë vetëm”/ Me lot në sy, Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë: Në moshën 4-vjeçare mbaja çelësin e shtëpisë

“Qëndronim 18 orë vetëm”/ Me lot në sy, Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë: Në moshën 4-vjeçare mbaja çelësin e shtëpisë
  • PublishedMarch 20, 2026

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij si pjesë e një familjeje emigrante, duke treguar sakrificat që kanë bërë prindërit për t’u siguruar një jetë më të mirë. Me lot në sy, ai kujtoi se që në moshën 4-vjeçare mbante përgjegjësinë e çelësit të shtëpisë, ndërsa prindërit punonin me orë të gjata për të siguruar bukën e gojës.

“Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Lidershipin e kam pasur që në moshën 4-vjeçare. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës. Punonin ekstra për të na dhënë atë që donim. Vëllai im është një vit më i madh se unë, ai ishte 5 vjeç, unë 4. Por çelësin e shtëpisë e mbaja unë, kisha përgjegjësi për çelësat. Kishte periudha kur qëndronim deri në 18 orë vetëm në shtëpi.

Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët e mi për 18 orë. Nëna ime punonte nga ora 4 e mëngjesit deri në orën 3. Bënte ushqimin, vinte në shtëpi, përgatiste ushqimin tjetër dhe shkonte sërish në punë. Edhe babai im njësoj. Ne kurrë nuk harrojmë se nga vijmë. Nëse beson në diçka dhe punon fort, mund t’ia dalësh,”– u shpreh ai.

Rrëfimi i Granit Xhaka është një dëshmi e fortë e sakrificës dhe përkushtimit, duke treguar se pas suksesit fshihen histori të vështira dhe shumë punë.