Sat, Mar 21, 2026

Akuzohet se shkaktoi penallti me dashje, te Flamurtari përjashtojnë Trashin! Çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Bylis? (VIDEO)

Akuzohet se shkaktoi penallti me dashje, te Flamurtari përjashtojnë Trashin! Çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Bylis? (VIDEO)
  • PublishedMarch 21, 2026

Flamurtari pësoi humbje 2-1 ndaj Bylisit,duke komplikuar në maksimum mbijetesën. Përtej rezultatit, ka shkaktuar bujë një penallti, e cila konsiderohet si e shkaktuar me dashje nga Trashi.

Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, Presidenti i klubit vlonjat Sinan Idrizi ka përjashtuar përgjithmonë nga skuadra lojtarin Trashi.

Vendimi ka ardhur pas akuzave të tifozëve. Ndërkaq, mungon ende njoftimi zyrtar nga klubi i Flamurtarit.