VIDEO/ Risia e Sylvinhos në listë, shënon gol në Poloni
Risia e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë, Bujar Pllana është shfaqur protagonist. Mbrojtësi realizon gol në elitën e kampionatit polak me fanellën e Lechia Gdansk, në ndeshjen ndaj Pogon Szczecin.
Në minutën e 11-të, Pllana shfrytëzoi në maksimum një krosim të Ivan Zhelizko, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë. Në këtë sezon, 24-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje, ndërsa për të është edicioni i dytë me këtë skuadër.
Pllana ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës, ndërsa më pas vendosi që të përfaqësojë Shqipërinë. Futbollisti do të bashkohet me kombëtaren, duke filluar që nga dita e hënë.
