Sun, Mar 22, 2026

AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen

AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen
  • PublishedMarch 22, 2026

Kategoria Superiore do të ndalet për shkak të impenjimeve të Kombëtares, për t’u kthyer vetëm në muajin prill me ndeshjet e radhës, ato të javës së 30-të të cilat janë të rëndësishme për çdo objektiv të mundshëm në klasifikimin e kampionatit.

Dy duelet më të ethshme për kreun janë padyshim Partizani-Vllaznia dhe Dinamo-Elbasani, ku skuadrat në luftë për “Final Four” përballen me ekipet të cilat po kryesojnë renditjen. Nga kjo mund të përfitojë edhe Egnatia e vendit të tretë, që luan ndaj Bylisit një sfidë që mund të jetë thelbësore për rrugëtimin e mëtejshëm të ekipit rrogozhinas.

Vora-Teuta është një sfidë që ndikon direkt garën për mbijetesë, por edhe për shanset e durrsakëve për “Final Four”. Ndërsa Flamurtari-Tirana është padyshim një sfidë direkte mes ekipeve që luftojnë për mbijetesën në elitë.

JAVA 30
KALENDARI
Vora – Teuta
Partizani – Vllaznia
Dinamo – Elbasani
Egnatia – Bylis
Flamurtari – Tirana