VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6
Inter nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës. Në Firence, zikaktërit zhbllokuan shifrat shumë shpejt, që në minutën e parë.
Një krosim i Barellas u shfrytëzua në maksimum nga Esposito, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Të besuarit e Chivu shpërdoruan raste për golin e dytë dhe kur nuk shënon, e pëson.
Fiorentina barazoi rezultatin me Ndour, 13 minuta nga fundi.
Inter kryeson kampionatin me 69 pikë dhe sheh Milan të afrohet me vetëm 6 pikë më pak.
