Artani bën akuzat e forta për Rogertin: Merrte lekët e të gjithëve kur punonte në…
Ish banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Artan Kola ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte. Mes tyre, permendi edhe Rogertin, qe mesa duket e njeh edhe nga jashte.
“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti për shembull punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt”, tha Artani.
Këngëtari tregoi se nga loja e tij në “Big Brother” ishte prekur edhe bashkëshortja.
“Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz”, shtoi Artani.
Sipas tij, në lojë u penalizua për shkak se ishte shumë i drejtpërdrejtë:
“E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën”.
