Mon, Mar 23, 2026

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje
  • PublishedMarch 23, 2026

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” starton këtë të premte, por këtë herë fokusi nuk është vetëm tek konkurrentët. Një pjesë e madhe e vëmendjes është zhvendosur tek paneli i opinionistëve, i cili premton dinamika interesante që në nisje.

Në këtë sezon, në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Ndërsa prania e Ermal Mamaqit pritet të sjellë një qasje më të balancuar dhe të qetë në diskutime, e gjithë kureshtja është përqendruar tek raporti mes Einxhel Shkirës dhe Armina Mevlanit. Dy figurat vijnë me një histori të mëparshme, e cila daton që nga viti 2022, gjatë periudhës së “Big Brother VIP Albania”.

Ne ate kohe, Armina kishte shprehur publikisht në emisionin “Goca dhe gra” mendimin e saj kundër lojës së Einxhelit, duke mbështetur Ilir Shaqirin si fitues. Ky qëndrim u komentua gjerësisht dhe u pasua nga një reagim indirekt nga Einxhel, e cila me tone ironike la të kuptohej se preferonte të mos ndodhej në të njëjtin ambient me Arminën gjatë një interviste.

Megjithatë, më vonë Armina sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë konflikt personal me Einxhelin dhe se gjithçka kishte qenë thjesht një opinion profesional për lojën në format, jo për personin në vetvete. Sipas saj, e gjithë situata ishte keqinterpretuar nga publiku.

Tani, me të dyja në të njëjtin panel, mbetet për t’u parë nëse e kaluara do të ndikojë në dinamikën e tyre në ekran apo nëse gjithçka do të mbetet në kufijtë e një bashkëpunimi profesional.