Romeo Veshaj dhe Heidi Baci: versionet kontradiktore të ndarjes: Ndarja s’ka përfunduar me respekt!
Historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit është rikthyer në qendër të vëmendjes. Romeo deklaroi se marrëdhënia jashtë shtëpisë zgjati tre muaj dhe përfundoi paqësisht, duke theksuar se ndryshimet në karaktere ishin pengesa kryesore: “Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi.”
Nga ana tjetër, Heidi ka thyerë heshtjen mëngjesin e sotëm në “Wake Up” dhe ka shprehur indinjatën për mënyrën si po trajtohet historia e tyre. Ajo theksoi se kjo nuk ka qenë një “aventurë tre mujore”, por një lidhje e ndërtuar mbi ndjenja të vërteta, sakrifica dhe përkushtim.
Ndoshta është e nevojshme që ndonjëherë të japim sqarim.
Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur dhe jam lënduar se si është folur për ish-marrëdhënien time. Dhe jam lënduar në fakt se si është kaluar ajo marrëdhënie. Nuk më pëlqen kur të tjerët flasin për këndvështrimin tim. Nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3-mujore, por ka patur sakrificë, përkushtim, ka patur ndjenja…
Për mua ka qenë shumë e rëndësishme, çdo gjë ka qenë shumë reale dhe nuk përkufizohet respekti në këto fjalët.
Unë s’kam dashur të flas sepse ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe nuk duhet të ishte një ushqim mediash. Dhe jo ndarja nuk ka qenë me aq respekt sa është paraqitur.
Unë jam gjendur në një situatë të komplikuar, të papritur, të vështirë, dhe për respekt të asaj që kam kaluar unë, që kam heshtur, s’do të thotë që nuk peshon. Ky është këndvështrimi im, këndvështrimi nga pala tjetër nuk ka asnjë problem të jetë kështu, të jetë një eksperiencë, sepse unë nuk jam këtu për të baltosur dikë.
Unë distancohem, mendimet nuk janë të përbashkëta!
